Kaosi i covid 19/ ilace te gabuara dhe fatura disa milioneshe – Stop – 17 Nentor 2020

Një qytetar 45 vjecar tregon, se ka kaluar covid 19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë.

Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë lekë.Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e covis 19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë.Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet, se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të covid 19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Të Fundit