Kaos në komisariatet e policisë, “testet e gabuara” rikthejnë në detyrë 11 policë

Të gjithë punonjësit e rendit në komisaritatin numër dy në Tiranë, janë rikthyer në detyrë me një urdhër të eprorit të tyre.

Edhe pse largimi nga detyra u kërkua me një urdhër të brendshëm për shkake se rezultuan përdorues të drogave, çështja u duk se nuk do të përfundonte vetëm me kaq.

Të gjithë uniformat blu, analizat e të cilëve rezultuan pozitivë në testin e parëpër drogën, pretenduan se nga laboratori ishin bërë gabime, ose rasti më i mundëshëm, ishin ngatërruar përgjigjet e testimit.

Por pavarësisht objeksionit të bërë në rrugë informale, të 11 punonjësve, ju kërkua largimi nga detyra. Urdhri nuk u formalizua në asnjë çast, deri kur policët, të cilësuar drogazhinj kërcënuan se rastin do ta delegonin për zgjidhje ligjore në gjykatë.

Kaq mjaftoi që urdhëri verbal të kthehet pas dhe të gjithë të shkarkuarit me dyshimin se janë të përdorues droge të rikthehet sërisht në detyrë, me kushtin e vetëm të ribëjnë edhe një herë testimin.

Urdhri i brendshëm i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, doli pas ankesave të shumta që qytetarë, avokatë dhe punonjës të shtetit, kishin depozituar në polici, mbi rastet e shtuara të sjelljes së punonjësve të policisë në ndalimin dhe shoqërimin e qytetarëve. Në këto denoncime flitej për sjellje të pahijshme të punonjësit të policisë, ushtrimit të dhunës si dhe fjalori i padenjë.

Të Fundit