Kamera e Fshehte/ Me para në dorë te mjekësia, merr notën që do. – Stop
KAMERA E FSHEHTE

Kamera e Fshehte/ Me para në dorë te mjekësia, merr notën që do.

Një shumë e konsiderueshme të hollash në dorë dhe nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.  Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi një studente e mjekësisë, që kishte ngelur në provim, me para në dorë, arrin të marrë notën, që do. Madje paratë “tejkalojnë” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Ky rast, tregon kalbëzimin e sistemit arsimor në Shqipëri, në një kohë, që cdo ditë flitet për reforma, që po e nxjerrin atë nga kriza.

Për cilin pedagog bëhet fjalë dhe sa është shuma për të cilën, ai ndryshon edhe notat në sistem, janë detaje, që do të mund t’i mësoni sonte në mbrëmje në kameran e fshehtë të emisionit “Stop”, në orën 20.10 në ekranin e TV Klan.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *