“Kam nënën sëmurë me COVID, s’kemi lekë për ilaçe”/ I mori 580 euro, si e mashtroi 20-vjeçarja të dashurin pas njohjes në rrjetet sociale

Një 20-vjeçare nga fshati Beshisht i qytetit të Vlorës është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat për “mashtrim” të një djali 25 vjeç nga qyteti i Beratit.

Mësohet se e reja P.0 ishte njohur disa muaj më parë në rrjetet sociale me djalin beratas dhe fillimisht kishte krijuar me të një lidhje në distancë. Rreth 2 muaj më parë djali nga Berati kishte shkuar në Vlorë, ishte takuar me vajzën dhe kishin vendosur të krijonin një lidhje mes tyre, por disa ditë më vonë vajza vlonjate kishte filluar nga kërkesat për “lekë”.

Me pretendime nga më të shumat si ‘kam nënën sëmurë me Covid’ dhe ‘më duhen lekë për ilaçe’, ‘s’kemi lekë për bukë dhe jemi pa ngrënë’ etj, vajza kishte përfituar nga djali një shumë prej 580 eurosh në vetëm 2 javë .Duke mos i besuar vajzës, 25-vjeçari nga Berati me inicialet F.S. ka shkuar në fshatin e vajzës dhe pasi ka verifikuar se gjithçka që ajo i kishte thënë ishte gënjeshtër e ka denoncuar në policinë e Beratit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht shtetasen P.O., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S., 25 vjeç, banues në Berat, se kjo shtetase me anë të mashtrimit i ka përvetësuar një shumë eurosh”, njoftoi policia e Beratit.

Të Fundit