“Kam menduar të vetëvritem”- Meghan Markle akuzon familjen mbretërore për racizëm

Meghan Markle ka menduar të vetëvritet nga përvoja me familjen mbretërore që refuzoi ta mbronte nga tabloidet dhe nuk e pranoi si princ fëmijën e saj të porsalindur për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Bashkëshorti i saj, Princ Harry, nuk u mbështet më financiarisht nga babai i tij Charles, Princi i Uellsit, i cili gjithashtu ndaloi telefonatat nga i biri, raporton “Financial Times”.

Këto ishin detajet që Duka dhe Dukesha e Sussex-it i thanë Oprah Winfrey nga historia e tyre.

Shikuesit mësuan se Markle do të sjellë në jetë një vajzë këtë verë. Ajo dhe Princi Harry u martuan në fshehtësi tre ditë para dasmës mbretërore. Ata gjithashtu ishin informuar se djali i tyre, Archie, nuk do të kishte një titull mbretëror ose mbrojtje zyrtare.

Pjesa më tërheqëse e intervistës ishte rrëfimi i Markle se stresi dhe izolimi i jetës së saj mbretërore e bënë të mendonte vetëvrasjen.

Thjesht nuk doja të isha më gjallë,”- i tha ajo Winfrey. “Mendova se vetëvrasja do të zgjidhte gjithçka për të gjithë.

Markle tha se ajo kërkoi ndihmë nga një anëtar i lartë i stafit, i cili i kishte thënë: “Nuk mund të bëjmë asgjë për t’ju mbrojtur.” Në vend që të shkonte në një spital, atë mbrëmje Markle iu desh të shoqëronte bashkëshortin e saj në një event të rëndësishëm, pasi ai i kishte thënë se nuk mund të shkonte vetëm.

Të dy kishin vetëm lavdërime për Mbretëreshën. Markle në një moment ndau me të gjithë një kujtim të bukur të kreut të dashur të familjes mbretërore që ndau një batanije me të gjatë një udhëtimi të ftohtë.

Mbretëresha ka qenë gjithmonë e mrekullueshme për mua,”- tha Markle.

Por ata ishin kritikë ndaj funksionarëve pa fytyrë që drejtojnë “Firmën”, siç njihet familja mbretërore, duke akuzuar stafin për refuzimin e mbrojtjes së Markle, në veçanti, nga një media tabloide.

E kuptova se gjithçka po ndodhte vetëm sepse po merrja frymë“-, tha Dukesha.

Markle shtoi se ndërsa ishte shtatzënë dëgjonte biseda nga njerëz të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës që do të kishte djali i saj.

Princi Harry u shpreh i lënduar që babai i tij nuk kishte bërë më shumë për ta mbështetur atë, por edhe një masë simpatie për një njeri të lindur në një formë të robërisë së praruar. “Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se ku qëndron familja ime dhe sa të frikësuar janë nga tabloidet që u kthehen atyre,”- shpjegoi ai.

Babai dhe vëllai im janë bllokuar. Ata nuk arrijnë të largohen,”- shtoi ai.

Por Princi Harry e bëri. Ai dhe Markle jetojnë në Kaliforni.

Ky vit ka qenë i çmendur për të gjithë”, tha Princi Harry. “Ne bëmë atë që duhej të bënim.

 

Të Fundit