Kallëzim penal për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, akuzohen për fshehje të të ardhurave

Ish-Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) nga avokati Idajet Beqiri.

Meta dhe Kryemadhi janë kallëzuar për fshehje të të ardhurave.

Në kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri, ky i fundit akuzon çiftin Meta-Kryemadhi se kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale dhe pagesat për të gjitha operacionet e bëra janë bërë në rrugë offshore.

“Ndërhyrjet e kryera në vitet 2013-2014 nuk rezulton të jenë deklaruar si shpenzim i kryer në deklaratat periodike vjetore të viteve 2013-2014, pra është shpenzim i padeklaruar në ILDKPKI nga subjekti deklarues Ilir Meta për këtë krijohet dyshimi i arsyeshëm se dhe këto ndërhyrje dhe trajtime janë financuar me të njëjtën mënyrë me ato të mësipërme nga llogari offshore”, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri.

Ky i fundit denoncon se ndërhyrjet kirurgjikale që ka kryer Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe për trajtime estetike janë bërë në spital në San Marino, ndërsa pagesat në vlerë 287.650 Euro janë bërë përmes një banke në Qipro.

Të Fundit