Jorida Tabaku: Nëse lind i varfër në Shqipëri, mbetesh i tillë pavarësisht sa shumë punon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar në një intervistë për BBC, se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Tabakut, qytetarët shqiptarë besojnë se sistemi në vendi nuk është i drejtë, meritokracioa nuk ekziston dhe nuk kanë shanse ekonomike.

Tabaku u shpreh se në nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë. Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, theksoi ajo.

BBC u fokusuar në një reportazh nga Shqipëria në lidhje me problemin e emigrantëve shqiptarë që po i drejtohen Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë këtij reportazhi që përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe Zadrimë, gazetari Ian takoi një person të kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm.

Të Fundit