Jo vetëm makina inteligjente, policia ngre “dronin edukues” gjobëvënës nëpër Tiranë

Një pajisje e re inteligjente është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore në Tiranë. Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

Të Fundit