“Jo me fjalë por me ligj” /Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël deri në 2029 – Stop
Të Gjitha

“Jo me fjalë por me ligj” /Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël deri në 2029

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një lajm për biznesin e vogël, që sipas tij mundësohet me eurobondin e ri. Ai vlerësoi biznesin e vogël që hap punë për dhe që sipas tij janë njerëzit më shembullorë të Shqipërisë. Kryeministri deklaroi se përveç tatim-fitimit do të hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël.

“Të gjithë atyre që sot kanë dalë nga një situatë shumë e vështirë që janë punëkrijues që punësojnë veten, familjet dhe janë njerëzit më shembullorë të Shqipërisë që duam ne, kush do të jetojë me punë e krijon punën, biznesi i vogël.

 

Ne në këtë parlament, në këtë sesion parlamentar do të çojmë rishikimin e buxhetit, gjëja normale për shkak të situatës dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin biznesit të vogël dhe jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029 s’do kenë tatim fitimi dhe ministri ka sqaruar që jemi duke parë dhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm mund t’ju them atyre që kanë biznes të vogël që është e sigurt që do heqim dhe TVSH-në. Afatet do i themi më tutje dhe limitin, dmth kufirin e xhiros dhe për sa vite. Kjo do bëhet me ligj në parlament jo në programin elektoral me shkrim.

Çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë që të gjithë ata që krijojnë punë të jenë njerëzit më të favorizuar në Shqipëri. Të gjithë ata emigrantë që kanë kursime ta shikojnë Shqipërinë si oportunitet dhe të krijojnë të ardhura për vete e familjen më mirë se në emigracion me punë sflitëse. Kjo do të thotë që projektet në agro turizëm të jenë projekte pa taksa 100%. Të vijnë dhe të bjënë atë që kanë bërë shumë emigrantë, të marrin shtëpinë e gjyshit, stërgjyshit. Kjo nuk është më një ëndërr me sy hapur si ajo që shihja kur lançoja projektin por është ëndërr e realizuar të një numri të vogël por të mjaftueshëm emigrantësh që po e realizojnë. E vështirë të imagjinosh që në Kuç mund të prodhosh dhe prodhimin ta nxjerrësh në treg por je në mesin e një parajse ku mjafton të ngresh pikën që të tjerët të vijnë tek ty.

Falë të djeshmes mund të them po se jemi në pozitën që brenda këtij sesioni të kuvendit, biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero. Je thjesht në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *