Jep dorëheqjen kreu i demokratëve në Korçë: Basha po e përdor PD-në për interesat personale

Kreu i Partisë Demokratike në degën e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen. Së bashku më të dorëheqjen e ka dorëzuar edhe sekretari i PD-së në këtë degë si dhe 13 anëtarë të kësaj partie në Korçë.

Në një letër publike, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre, duke hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.

Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Gjithashtu me kë3të mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.

Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.

Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letër.

Të Fundit