‘Jemi të ligjshëm’, pronarët e Llixhave në Elbasan protestë kundër gjobave të IKMT: Do të hapim gjyq!

Pranë ambienteve të Prefekturës së Elbasanit është zhvilluar sot një protestë nga pronarët e zonës së Llixhave.

Shkak janë bërë gjobat e vendosura për shfrytëzim të ujërave termale pa marrë leje të posaçme, ndërsa pronarët bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë pasi ata operojnë sipas ligjit.

Sipas tyre, gjobat prej 1 milionë lekë të reja janë vendosura nga IKMT-ja. Janë të prekura rreth 17 biznese.

Ata vijojnë më tej duke shtuar se, kanë marrë rekomandim nga shteti dhe që në 2018 u kanë thënë se do i marrin letrat në shqyrtim për shfrytëzimin e ujërave termale dhe se nuk janë aspak sipas ligjit këto gjoba.

“I kemi paraqitur letrat dhe na thanë që jemi në pritje të shqyrtimit të çështjes. Kur nuk kam aplikuar ato kanë të drejtë 20 milion të më vënë.

Do të hapim gjyq! Nuk kemi marrë rekomandime nga shteti, i pamë të arsyeshme këto letra dhe i bëmë. Në 2018 na thanë se do të shqyrtohen letrat.

Kur ishim në valë të punës na erdhën dhe na paralajmëruan. Biznesi im ka 20 vjet që punon e paguan taksa.

Të vijnë kontrollet dhe jemi në rregull. 17 biznese jemi, duhet të punojmë një vit për të fituar 10 milionë për të paguar gjobën.”, janë shprehur banorët për mediat teksa protestonin.

Të Fundit