“Jemi punonjës fondacioni, do të japim kredi”, skema e 3 të rinjve, mashtronin për të marrë para

Një 21-vjeçar, E.C, është vënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë mashtruar një të moshuar, duke u prezantuar si punonjës së një fondacioni që krijon lehësira për të marrë kredi dhe i kanë marrë një shumë parash.

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur edhe shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, shtetasin E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.”- njofton policia.

Të Fundit