Jashtë mjediseve publike pa vaksinë? Rama bën paralajmërimin

Ka qenë vetë Kryeministri Rama që këtë mëngjes u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Duke shpërndarë një video me synim ndërgjegjësimin e qytetarëve për këtë proces, Rama shprehet se nëse situata do ta imponojë gjatë dimrit mund të duhet të përdoret çertifikatë vaksinimi për të hyrë në mjediset publike.

“Dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

Të Fundit