“Jap dorëheqjen nëse Berisha fiton Shkodrën”, kryetari i PD në Fier: U nxitova

Agron Kapllanaj, kryetari i komanduar i PD në Fier, është penduar për deklaratën e bërë para disa kohësh në lidhje me fitoren e kandidatëve të mbështetur nga Berisha.

Basti i Kapllanajt ishte për Shkodrën, bashkinë ku Shtëpia e Lirisë u shpall fituese me Bardh Spahinë. Ai thotë se është nxituar, ndërsa shton se Shkodrën PD-ja e humbi për shkak të Berishës, Ramës dhe Tomë Doshit të marrë së bashku.

“Shtëpia e lirisë”, koalicioni ku formacioni i Berishës bën pjesë la pas PD-në e Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale, duke e bërë forcë të tretë.

Shkodrën s’e humbi PD, e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime, që kam thënë se jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar.

Të Fundit