“Janë përhapësit kryesor të Covid” Ekspertët: Vaksinoni edhe fëmijët në Shqipëri

Janë përhapësit kryesor të Covid”

Një dozë më e vogël e vaksinës anti-Covid Pfizer dhe BioNTech është e sigurt dhe krijon mbrojtje imunitare tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Ky është njoftimi më i fundit i kompanive që do të dorëzojnë së shpejti në FDA edhe të dhënat e testimeve.

Vaksinimi i fëmijëve, veçanërisht atyre në moshë shkollore konsiderohet një domosdoshmëri nga mjekët, për shkak të rrezikut nga infektimi dhe trasmetueshmërisë së virusit.

Në prag të nisjes së sezonit shkollor, një pjesë e vendeve europiane tashmë e kanë nisur si proces.

“Tani në pjesën më të madhe të vendeve europiane është vaksinuar mbi 50% e moshave shkollore, kështu që edhe studimet që na ofrojnë për vaksinimet tek femijët është shumë e lartë. Dhe Gjermania ka arritur në 80% të femijeve nëpër shkolla që e kanë marrë vaksinën”.

Për të matur efektshmërinë tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë testuar dy doza prej 10 mikrogramësh, rreth 1/3 e dozës së përdorur për adoleshentët dhe të rriturit.

Ndërsa 4 muaj më parë u dha leja e përdorimit të vaksinës tek moshat mbi 12 vjeç.

Të Fundit