”Jam mjeke e pedagoge në Vjenë”, studentes pa diplomë i vihet gjobë e mbyllet estetika

Të premten trasmetuam rastin e estetistes Pamela Hasanaj, e cila hiqej si mjeke, duke ofruar shërbime të specializuara në qendrën e saj. Pamela jo vetëm realizonte fillera, botoks apo injeksione, por ofronte edhe kurse specializimi. Gazetarja e “Stop” iu drejtua përmes një emaili zyrtar “Urdhrit të Infermierit” si dhe “Urdhrit të Mjekut” dhe përgjigja ishte, se Pamela nuk është e kualifikuar.Nga ana tjetër Marvin Mersini, inspektor në ISHSH, u shpreh, se do të merren masa dhe monitorohen këto qendra, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.Pas kësaj situate, ISHSH gjobiti dhe mbylli subjektin abuzues.

Të Fundit