Ja pse isha në Itali,Pipero: Ta sqaroj njëherë e mirë, shkova për…

A shkoi mjeku Pëllumb Pipero në Itali për t’u kuruar nga Covid-19 apo jo?

Gjatë një interviste televizive mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur edhe për dyshimet se ky I fundit shkoj në Itali për tu kuruar gjatë kohësqë ishte me COVID-19.

Pipero për abcneës është shprehur se ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

Ai thandër të tjera se shkoi në shtetin fqinj për të vizituar vajzën e tij që jeton atje dhe gjatë kohës së infektimit kishte komunikuar me një kolegun e tij në Turqi.

Pipero: Atëherë se dua ta sqaroj njëherë e mirë këtë gjë. Unë dy javë pasi dola pozitiv bëra një tampon, gjithsej kam bërë tre tamponë dhe më dolën negativë. Pastaj shkova në Itali te vajza ime që jeton atje. Gjatë kohës që kam qenë i infektuar nuk kam komunikuar me mediat, vetëm me një kolegun tim mjek në Turqi për disa këshilla.

Të Fundit