“Ja ku jane zinxhiret qe na lidhnin”, si keqtrajtohen personat me aftesi te kufizuara!

Në vitin 2014 dhe 2016 kemi transmetuar pamje nga Qendra e Zhvillimit në Shkodër. Në atë kohë publikuam pamje të fëmijëve të lidhur me zinxhirë, me shenja në duar e kushte skandaloze.Disa mesazhe kanë mbërritur në redaksinë tonë, që denoncojnë sërish situatën në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër.Videot e sotme tregojnë sërish qytetarë të lidhur e pa minimumin e kushteve. Ata vetë ankohen, se nuk janë larë, madje edhe mund të jenë ngacmuar seksualisht.Në faqen e bashkisë së Shkodrës thuhet, se Qendra e Zhvillimit njihet si pikë referimi në zonën veriore për personat me aftësi ndryshe. Aktualisht në këtë institucion rehabilitohen 93 persona: 46 ditorë dhe 47 rezidencialë.

Të Fundit