Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave denojne aktin e prokurorit Kasaj-Stop-17 Nentor 2021 – Stop
Të Gjitha

Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave denojne aktin e prokurorit Kasaj-Stop-17 Nentor 2021

Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj shfaqi arrogancë dhe fyerje në komunikim me gazetarin e “Stop”, duke e quajtur maskara dhe budalla. Sot emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së dhe KLP-së, për aktin e prokurorit dhe shkeljet e tij të panumërta.Lidhur me sjelljen e prokurorit kanë reaguar edhe shoqatat e mediave. Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Aleksandër Cipa e quajnë të papranueshëm aktin e njeriut të akuzës, duke kërkuar, që të mos intimidohet media në punën e saj, por njerëzit e ligjit të përgjigjen për denoncimet për shkelje e abuzim me ligjin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *