Itali/ Pas sherrit me gruan, 48-vjeçari bën 450km rrugë në këmbë për të qetësuar nervat! Gjendet pas 1 jave në….

Një 48-vjeçar italian, ka bërë 450 kilometra rrugë në këmbë për të qetësuar nervat, pas sherrit që pati me gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se burri filloi të ecte në këmbë në Como, por përfundoi në Fano.

Burri u gjet në orën dy të mëngjesit nga disa policë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid.

48-vjeçari,  i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave.

Pavarësisht hallit që kishte, burri u gjobit nga policia për shkelje të rregullave anti Covid.

Kur policët e ndaluan në Fano, 48-vjeçari, banues në provincën e Comos, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur dhe i ftohtë. Sapo mbërriti në stacionin e policisë, ai dregoi për “aventurën” e tij.

“Unë eca deri këtu – deklaroi burri -. Unë nuk përdora asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë. pak i lodhur “.

Ndërsa burri ishte duke udhëtuar në këmbë, gruaja e tij e  kishte raportuar në polici si të zhdukur. Pasi u lajmërua nga policia, gruaja shkoi në Fano për të marrë burrin e saj.

Të Fundit