Itali, kërcënon kalimtarët dhe hidhet nudo në shatërvan, 10 policë për ta ndaluar..(VIDEO)

Nje ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë, i riu i cili mesa duket nuk ishte në gjendje normale, pasi që herët në mëngjes, lakuriq dhe me një shishe në dorë kërcënonte kalimtarët në Piazza della Repubblica në Romë. Më pas kur mbërriti policia u ngjit te skulpturat e Fontana della Naiadi që gjendet në mes të sheshit. Burri totalisht jashtë kontrolli, nuk i’u bind urdhrave të policëve për të zbritur dhe u hodh i zhveshur siç ishte në shatërvan. 10 policëve iu desh të hynin të veshur në shatërvan për të ndaluar të riun që bënte rezistencë.Burri u dërgua në spital për ekzaminime fizike dhe mendore dhe po procedohet për kundërshtimin e forcacve të rendit, veprime të turpshme në publik dhe prishje të qetësisë publike.

Të Fundit