Ishte në kopsht, fëmija 3 vjeç dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Fierit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ku një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

Policia ka konfirmuar ngjarjen në një njoftim të shkurtër paraprak pa dhënë shumë detaje.

vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për të shpëtuar jetën e tij.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës..

Të Fundit