Ish-ministrja austriake që kërceu me Putin në dasmë, punësohet në kompaninë ruse të naftës

Karin Kneissl, ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, që ftoi presidentin rus Vladimir Putin në dasmë ne saj, është emëruar anëtare e bordit drejtues të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft.

Ish-ministrja austriake për Çështjet Evropian dhe Integrimin shkaktoi zemërimin e shumë njerëzve kur në vitin 2018 ftoi në dasmë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pasi erdhi pak pas dëbimit të diplomatëve rusë për shkak të helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury.

Karin Kneissl i bashkohet kështu ish-kancelarit gjerman, Gerhard Shroder, i cili u bë drejtues i bordit të Rosneft në 2017, duke marrë një pagë vjetore prej 493,366 euro. Paga e ish-ministres austriake aktualisht nuk dihet.

Sergei Skripal, ish-ushtarak rus u helmua bashkë me vajzën e tij në qytetin Salisbury të Anglisë në mars 2018. Ndaj tyre u përdor agjent nervor “Novichok” dhe iu deshën të qëndronin për disa javë në spital në gjendje kritike.

Për këtë ngjarje, qeveria britanike akuzoi Rusinë se ka tentuar të vrasë ish-oficerin që ishte agjent i dyfishtë për shërbimin e inteligjencës britanike.

Të Fundit