Ish-gruaja i shet dy herë shtëpinë këngëtarit Endri Prifti, Stop ”zgjon” Prokurorinë

Në 20 prill 2022 transmetuam denoncimin e këngëtarit korcar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e institucioneve.Në Gjykatën e Korcës cifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqsor për përpjesëtimin e pasurisë.Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i ciftit, që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korcës dhe të mos tjetërsohej, derisa të përfundonte procesi.Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korcës me pretendimin, se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë, që gjykata konfirmoi të kundërtën.Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.Pas transmetimit tonë, Prokuroria e Korcës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti e mori dhe shiti pa të drejtë.

Të Fundit