Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i MIE

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.

Ardi Veliu dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama argumentonte largimin e tij për motive familjare.

Ardi Veliu u emërua në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos në shkurt të 2018-ës.

Të Fundit