“Inspektorëve u ka zënë leku sytë”, Rama: Satelitët do jenë kryeinspektoriat në qiell

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për problematikën e ndërtimeve pa leje, duke u shprehur se zgjidhje do të jenë satelitët.

Kreu i qeverisë theksoi se do të kemi një kryeinspektoriat në qiell që monitoron, duke bërë që të shmangen kryeinspektorët dhe policët e zonës.

Rama bëri me dije se do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit.

Debati për të ushqyer më shumë urrejtje dhe mllef, për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi, ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe gjakimi i një lufte politike, është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë: Po si ka mundësi që i patë tani, ku i kishit sytë?! Edhe mua vet mbase ngaqë jam i gjatë më drejtohet pyetja si nuk e pe këtë kullë, atë pallat, apo atë kat pa leje. Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhet me konkretesinë e ngrehinave të larta nëpër qytet, apo qytete, por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarin, me interesin publik dhe me korrupsionin, me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin.

Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie, që nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë. Këto ngrehina janë rezultat pikërisht i mosfunksionimit si duhet të një zinxhiri kontrolli që hallkën kryesore ka drejtësinë dhe që funksionon me të dobëtit, por nuk funksionon me të fortët. Sa raste kemi dëgjuar që për një avlli, për dritaret e Bojken Lakos ky subjekt ka funksionuar! Më thoni një rast, të një biznesmeni të madh, të një ndërtuesi të madh, të një abuzuesi të madh, që ka përfunduar para gjykatës me një akuzë të prokurorëve. Policisë së Shtetit mund t’i vëmë mbi supe kritika sa të duam, mund t’i kërkojmë sa të duam, por nëse Prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transformimit të Policisë së Shtetit, do t’i ishin përgjigjur policisë për të gjitha rastet, ne sot do kishim rezultate shumë më domethënëse spektakolare, në raport me ato që kemi.

Zgjidhja që vjen nga kjo kontratë e sotme i jep përgjigje pyetjes: Po si nuk i pa?! Ne do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, që nuk ka kushërinj, nuk pa parti, që ka një sy që i sheh të gjitha. Me satelitët nuk do ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje në momentin që sapo nisin. Satelitët kanë kapacitetitin të shohin cdo volum që ngrihet mbi sipërfaqen e tokës.

Satelitet kanë kapacitetin të shtohen çdo volum që ngrihet mbi sipërfaqen e tokës. Me një saktësi që ngrihet mbi 70 cm. Në qoftë se do kishim qiellin e hapur, ky perimetër këtu është një perimetër i kapshëm si pikë nga sateliti. Kjo nuk do varet më nga inspektorë zonash, që janë shumë të zellshëm kur kapin një plakë 85 vjeç dhe që ndërton një kotec, i bëjnë dhe letra dhe nuk kapin pallatet pa leje që shtojnë katet se sytë ua zë paraja”.

Kryeministri bëri po ashtu me dije se satelitët do të pasohen shumë shpejt nga dronët e armatosur.

Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët”.

Të Fundit