Inskenoi vetëvarjen, prova e gazetarit nxjerr blof 5 ekspertët

Në tetor 2020, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Akti i ekspertimit u vonua për shumë muaj dhe 5 ekspertët e Institutit dolën në konkluzionin, se Antonio Karafili u vetvar. “Stp” me ndihmën e ekspertit Sabri Hoxha, doktor i shkencave, bën një skaner të situatës, të detajeve të analizuara keq ose të paanalizuara fare nga dokumenti i Mjeksisë Ligjore. Gazetari i emisionit “Stop” bën provën e hipjes në pemë dhe stimulimit të varjes, por provat në pemë dhe në duart e tij, nuk përkojnë me konkluzionin e Mjeksisë Ligjore.

Të Fundit