Insekte në menu? Bashkimi Evropian miraton përdorimin e krimbave të verdhë në ushqime

Menu-ja e ushqimit në restorantin e Laurent Veyet nuk është për çdokënd, por mund të jetë një hap i parë drejt burimeve të reja ushqimore: sallatë me karkaleca deti, krimba të verdhë dhe insekte krokante me perime.

Veyet i rrit krimbat e verdhë pranë restorantit të tij, duke i ushqyer me tërshërë dhe perime. Ato vdesin në mënyrë natyrale në një periudhë nga 4 deri në 12 muaj, ku më pas mblidhen për t’u gatuar.

Ndërsa rrezet e diellit ndriçonin restorantin e sapo rihapur pas kufizimeve të COVID-19 në Paris, pjatat e zgjedhura të Veyet po fitonin miratimin e klientelës së tij aventureske.

“Është pjata ideale për ata që vijnë për herë të parë. Kemi disa shije shumë interesante”, tha shefi parisien, ndërsa përgatiste pasta me miell krimbash të verdhë, patate të ëmbël dhe larva insektesh të skuqura.

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) filloi të shqyrtonte përdorimin e krimbave të verdhë në ushqime dhe në maj e miratoi shitjen e tij në supermarket. Agjencia ka marrë dhjetëra kërkesa për produkte me bazë insektesh, duke përfshirë buburrecat dhe karkalecat e tokës.

Karkalecat e verdhë, dhe insektet në përgjithësi, mund të ofrojnë një burim të qëndrueshëm ushqimi me emetime të ulëta karboni për të ardhmen.

Teksa darkonte me dy vajzat e tij, klienti Soheil Ayari dha mbështetjen për pjatat e reja.

“Ndjehem sikur jam në një restorant tradicional, përveç se pamja e pjatës që po ha është e ndryshme. Sinqerisht, ka një shije shumë të ngjashme me ushqimin e zakonshëm”, u shpreh ai.

Vajza e Ayar ishte po aq pozitive sa babai i saj: “Është e mirë për mjedisin dhe për më tepër, është shumë e shijshme”.

Ndërsa krimbat nuk do të ishin zgjedhja perfekte për të nxitur urinë për shumë persona, ato përbëjnë një ushqim të pasur në proteina, yndyrna dhe fibra.

Një përbërës që çuditërisht mund të përdoret në një shumëllojshmëri pjatash, nisur që nga sallatat, biskotat apo mund të bluhet për të bërë miell makaronash dhe bukë.

“Insektet kanë shumë vlera ushqimore dhe mund të na ndihmojnë të kalojmë në një dietë më të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, tha Stefan De Keersmaecker, një zëdhënës i shëndetit dhe sigurisë ushqimore në Komisionin Evropian.

Për Veynet tashmë ekzistojnë dy sfida: të fitojë opinion publik dhe të mësojë receta të reja për t’i përputhur shijet e insekteve me ushqime të ndryshme sa më mirë.

“Duhet të gjesh përbërësit e duhur, shoqëruesit e duhur. E gjitha kjo është magjepsëse, dhe çdo shef kuzhine do të thoshte të njëjtën gjë”, u shpreh Veynet.

Të Fundit