“Injeksion natën me dritën e celularit”, s’ka ujë dhe as drita në qendrën shëndetësore

Jemi ndalur në fshatin Mamëz njësia Kolsh Kukës, ku në shtator 2021 ka përfunduar rikonstruksioni i Qendrës Shëndetsore me një investim të dy vëllezërve Bardhoci, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Por në këtë qendër shëndetsore nuk është bërë lidhja e energjisë elektrike. Gjithashtu mungon dhe uji, pasi furnizimi bëhet me pus. Pusit i duhet energji elektrike, që të nxjerrë ujë. Ky pus është menduar të furnizojë me ujë, jo vetëm Qendrën Shëndetsore, por edhe Xhaminë dhe shkollën 9 vjecare të fshatit. Dy infermieret e zonës thonë, se detyrohen të bëjnë edhe serume me dritën e celularit.Edhe në shkollë, nxënësit ankohen, se nuk kanë ujë në tualete dhe kushtet janë jashtë cdo imagjinate.

Për problemin e Qendrës shëndetsore pa ujë e drita ne shkuam në Kukës dhe takuam drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor zotin Hasan Halilaj.Ai tha, se është kompetencë e Drejtorit të Qendrës Shëndetsore administrimi i qendrës në bashkëpunim me Fondin e Kujdesit Shëndetsor.Ndërsa te Fondi justifikohen, se këtë detyrë e ka Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetsor në bashkëpunim me Drejtorin e Qendrës Shëndetsore.Në fund ne u drejtuam edhe në Bashkinë Kukës, ku takuam nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana.Zoti Gjana tha, se bashkia nuk ishte vënë në dijeni për këtë problem, por do të ketë zgjidhje me vendosjen e depozitës, sic është vepruar për raste të tjera.

Të Fundit