Inceneratorët, Basha: Rama koka e aferës, s’mund të lajë duart duke ua hedhur fajin ministrave

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot nga parlamenti se Komisioni hetimor për inceneratorët po zbulon përditë fakte dhe dëshmi mbi aferën e Inceneratorëve.

Basha tha se koka e kësaj afere është kryeministri Edi Rama dhe se ky i fundit sipas tij nuk mund të lajë duart duke ua hedhur fajin ministrave.

Çdo ditë po dëgjojmë në komisionin hetimor fakte dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje, se si është ndërtuar skema dhe si është mirë-llogaritur vjedhja e 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Komisioni po zbardh se pse Rama nuk mund të laj dot duart nga drejtësia duke bërë kurban vetëm ministrat që shumë shpejt do të fillojnë të përballen me drejtësinë, pasi ai i në burg ka mbiemrin Koka por është vetëm bishti i kësaj afere. Kjo është edhe arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. E vërteta sa ka nisur të shpaloset, është vetëm çështje kohe. Babai i Alqi Bllokos, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja kanë krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale”, tha Basha.

Të Fundit