Ilir Meta: Unë jam qelibar, i bardhë si dëbora

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pasi njoftoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Meta tha gjatë konferencës seAutoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama.

“Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituyar kallëszim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje.

Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Spërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik; Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim.

Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verfiikimt për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruse pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ili Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione”, tha Meta duke shtuar se ai ishte qelibar dhe me një të shkuar të bardhë si dëbora.

“Është një sulm i hapur kundër pluralizmit politik. Mua më bëjnë nder se e kaluara ime është dëborë e bardhë. Kur këta falsifikojnë dokumentat e atyre viteve mendoni ç’bëjnë me firmën e tyre.”,u shpreh Meta.

Të Fundit