Iken nga vetingu, gjyqtarja Kace Agolli le femijen pa pension ushqimor-Stop-20 Tetor 2021

Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjyqtaren Kace Agolli. Kjo e fundit ka 6 muaj, që e ka shpallur vendimin për pensionin ushqimor të djalit të saj, por nuk po e zbardh dhe firmos atë. Pas muajsh sorollatje në dyert e gjykatës, zonjës i kanë thënë, se gjyqtarja Agolli është shkarkuar nga vetingu dhe ka lënë peng disa vendime.Me kameran e fshehtë të “Stop” qytetarja i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, por 3 herë nuk i japin zgjidhje.Pas interesimit të zonjës, interesohet dhe gazetarja e “Stop”, por as kryesekretarja dhe as kancelari nuk ishin, pasi ndodheshin në seminar. Në këtë pikë, zonja i drejtohet sekretares së Kace Agollit, e cila sqaron, se do t’i thotë gjyqtares së shkarkuar, që ta zbardhë vendimin, pasi për këtë po interesohet media.

Të Fundit