Idrizi-Ramës: Do mbahet mend, hoqi emrin e Çamërisë nga librat e historisë

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Idrizi shprehet se kryeministri Rama do të mbahet mend si një person që detyroi mijëra nxënës e student të dilnin me javë në protesta, teksa thekson se hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Teksa e etiketon kryeministrin Rama si shakaxhi, Idrizi ka publikuar edhe një meme të tij. Në fund Idrizi shkuan se kryeministri, duhet të kuptojë sipas tij që “dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por edhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të sëmurë.

Postimi i plotë i Shpëtim Idrizit:

Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.
Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.
Ja çfarë mund të ndodhë:

Të Fundit