I vodhi qentë Lady Gagas, i riu dënohet me 4 vite burg

Një gjykatë në Kaliforni dënoi një nga tre burrat e akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga me katër vjet burg.Jaylin Keyshaën White, 20 vjeç, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit- Koji, Gustav dhe Miss Asia- për një shëtitje në Hollywood në shkurt 2021.

Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarësh për këdo që arrinte të gjente qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të dashur nga të famshmit amerikanë.

Ngjarja ndodhi më 26 shkurt 2021. Një person i armatosur qëlloi me armë ndaj personit të punësuar nga këngëtarja për t’i shëtitur ata.

Ryan Fischer mori një plumb në gjoks dhe u dërgua në spital. Personi që e qëlloi më pas vodhi qentë, të cilët më pas u gjetën nga policia dhe ju rikthyen Gagës.

Të Fundit