I veshur me xhup, Putin flet në stadiumin e tejmbushur të Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin në një aktivitet të organizuar në stadiumin Luzhiniki me rastin e  tetë vjetorit të aneksimit të Krimesë, ka folur para dhjetëra mijëra rusëve.

Sky news teksa publikon videon shkruan se bëhet fjalë për një transmetim të drejtpërdrejtë ku Putin është duke folur në një stadium të mbushur tejmbushur, ku valëviten flamujt rusë.

Turma valëvit flamuj dhe thërret “Rusi, Rusi” teksa Putin mbante fjalimin e tij.

Por ndërsa ai ende dukej se po fliste, televizioni shtetëror rus papritur ndërpreu transmetimin e fjalimit të Presidentit Putin. Nga fjala e Putin, pamjet kaluan befasisht te një këngë patriotike.

Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë

Të Fundit