I shërbyen 73-vjeçares me koronavirus/ Vetizolohen 4 mjekë e infermierë në Durrës. – Stop
Të Gjitha

I shërbyen 73-vjeçares me koronavirus/ Vetizolohen 4 mjekë e infermierë në Durrës.

Katër mjekë dhe infermierë janë vetizoluar pasi i shërbyen një 73-vjeçareje të prekur nga koronavirusi në Durrës.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që është kujdesuar për zonjën në fjalë, i është nënshtruar testit për koronavirusin, dhe tamponët janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë.

Gruaja me inicialet Xh.G, e cila është e sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve, mbrëmë ka pasur tension të lartë 140/70.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *