I pezulluar nga ushtrimi i profesionit, mjeku:Do prish provat me operacione zemre? – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

I pezulluar nga ushtrimi i profesionit, mjeku:Do prish provat me operacione zemre?

Mjeku kardiolog, Edvin Prifti i ka kërkuar Gjykatës heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të profesionit.

Por, pavarësisht kërkesës së mjekut, togat e zeza kanë refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të mjekut.

Mësohet se mjeku Prifti në seanvë është shprehur: ‘“Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën.Të më pezullosh nga detyra është njësoj si të më marrësh jetën.”, tha ai.
Aktualisht Prifti është i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.

Emri i Edvin Priftit është zbuluar rastësisht nga SPAK, gjatë përgjimeve të një grupi kriminal në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin sektetaren e gjykatës së Krujës, ku u zbulua se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *