I kërkojnë dëmshpërblim e i heqin patentën, denoncuesi: Si mund të ma heqin kur s’kam patur kurrë?

Eduard Fratel Qerimi, një shtetas nga Puka, tregon, se para 2 muajsh i ka ardhur një njoftim nga gjykata, pasi ai ishte paditur nga një kompani sigurimi. Eduardi akuzohej nga policia, se kishte shkaktuar një aksident në gjendje të dehur, duke u përplasur me një tjetër mjet në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Rezulton, se Eduardit i është bllokuar patenta, por ai deklaron, se nuk ka patur kurrë patentë në jetë.Policia e ka arrestuar autorin e aksidentit, por kompania e sigurimit i kërkon Eduardit paratë.Ai thotë, se gjithcka mund të jetë një ngatërresë, pasi i ka ndodhur edhe herë tjetër ta ngatërrojnë me një shkodran të arratisur nga burgu.Në atë kohë policia i kishte bllokuar shtëpinë, por kur u kuptua gabimi, i kërkuan falje.Meqë ka patur shumë herë probleme për shkak të emrit, ne vendosim “t’ia ndryshojmë” emrin Eduardit dhe ta pagëzojmë si Arius Qerimi.

Për problemin e zotit Eduard Qerimi, që pretendon, se e kanë ngatërruar si autor të një aksidenti, pa patur kurrë patentë, ne i drejtohemi për verifikim Drejtorisë së Transportit Rrugor. Në përgjigjen zyrtare na u tha, se Eduard Fratel Qerimi nuk ka pasur patentë në vitin 2017, kur ka ndodhur aksidenti dhe nuk ka as sot.Me kamera të fshehtë, qytetari i akuzuar shkon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Rrugore, për të parë, se patentën e kujt personi kanë bllokuar. Nga policia rezulton, se është bllokuar patenta e Eduart Enver Qerimit, dhe jo e Eduard Fratel Qerimit. Me dokumentin e lëshuar nga Policia Rrugore, qytetari i drejtohet Kompanisë së Sigurimit dhe kjo e fundit i premton qytetarit, se do ta tërheqë padinë, duke e cliruar nga problemi Eduardin, denoncuesin në emisionin “Stop”.

Të Fundit