I humbin letren e burses studentit, punonjesja: Ku ta di une, verifikoje ku te duash!

Një student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore teknike tregon, se aplikoi për bursë, pasi vjen nga familje në nevojë.Dokumentat i dorëzoi me postë, akt për të cilin, ka dhe faturën. Posta normalisht duhet t’i dërgojë në fakultet, dhe aty firmosen nga protokolli, ngaku pastaj del lista me emrat e studentëve perfitues. Por emri i denoncuesit nuk ishte në listë dhe në fakultet i thanë, se nuk kishin vajtur letrat e tij. Në postë i thonë, që i kanë dorëzuar në fakultet.Studenti ka frikë, se do t’i digjen edhe 5 muajt e tjerë të vitit.Me kameran e fshehtë të ”Stop” i riu shkon në postë, ku mëson, se marrja e dokumentave të tij në fakultet është firmosur nga Mimoza Hodo.Por në Fakultet i thonë, se nuk ka një të tillë.Pas studentit interesohet gazetarja e “Stop” dhe nga zyra e protokollit thonë me ironi, që studenti duhet të gjejë Moza Hadon.

Pas disa sorollatjeve mes postës dhe Fakultetit, studenti denoncues aplikon sërish për të përfituar bursën që i takon, pasi vjen nga familje në nevojë.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në fakultet premtojnë, që ai do ta përfitojë bursën, madje edhe 5 muajt e djegur për shkak të mosgjetjes së dokumentacionit.

Të Fundit