I ftohti polar, Rama: Po punohet pa pushim në zonat e mbuluara me dëborë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka bërë me dije se vijon puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara nga dëbora.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

I ftohti polar ka mbërthyer Shqipërinë dhe temperaturat janë ulur në minus disa gradë pothuajse në të gjithë vendin.Ndërkohë ngricat dhe dëbora kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse të caktuara.

Të Fundit