I dehur në timon shkaktoi aksidentin/ “E fejuara dhe fëmija kanë vdekur”, shqiptari shpërthen në lot kur merr vesh lajmin në gjyq

Shqiptari Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksident tragjik që i mori jetën të fejuarës së tij shtatzënë, ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njohur dhe me lajmin tragjik.

Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë Adriana Sylmetaj, në muajin e 7 të shtatzënisë ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark. I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA.

Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar lajmin e kobshëm pak para seancës gjyqësore.
30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati.

E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeç, motra e së cilës është një polic i NYPD-së – ishte në sediljen e pasagjerit kur fuoristrada e çiftit goditi një barrierë dhe një shtyllë shërbimi mëngjesin e së shtunës, dhe makina u nda në gjysmë.


Të Fundit