Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka!

Edhe në Tiranë nisin grevat e urisë të të burgosurve.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre janë shtatë.

E para: T’iu lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njëjtë dhe skandaloz. Ata shtojnë si një tjetër arsye faktin se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte.

Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Të Fundit