Hungari: Miratohet ligji kundër reklamave që “promovojnë” homoseksualitetin

Partia e Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban ka paraqitur një projektligj të ri në parlament, i cili parashikon se “reklamimi” i homoseksualitet nuk do të lejohet më. Ky ligj përfshin edhe ndalimin e librave arsimorë, që flasin rreth temës.

Partia qeverisësë planifikon të ndalojë “reklamimin” e homoseksualizmit ose ndryshimin e gjinisë, për grupmoshën e mitur. Projektigji i cili u prezantua në parlament të enjten u kritikua rëndë nga disa organizata joqeveritare.

Në të ardhmen do të ndalohen të gjitha reklamat nga firmat e mëdha, të cilat do të shprehin solidaritet me këtë temë, si dhe librat arsimorë mbi të. Një alencë e pesë organizatave joqeveritare ndër to dhe Amnesty International deklaruan, se nëse propozimi miratohet nga parlamenti do të kufizohet rëndë liria e shprehjes dhe të drejtat e fëmijëve. Sipas tyre partia Fidezs po kopjon “modele diktatoriale që janë në kundërshtim me vlerat evropiane”. Ato gjithashtu paralajmëruan, se qeveria po kthehet kundër qytetarëve të saj duke ndjekur hapat e Rusisë dhe të Kinës.

Në Hungari në dhjetor u miratua një tjetër ligj, i cili kufizon të drejtat e homoseksualëve. Ligji përcakton gjithashtu se gjinia e lindjes nuk mund të ndryshohet dhe ndalon homoseksualët të birësojnë fëmijë./Die Welt/

Të Fundit