Humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi të tjerët, zv.ministri i Mbrojtjes: Do e shpallim “Dëshmor të Atdheut”

TIRANË

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi deklaron se me porosi të kryeministrit Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi mbi 20 persona do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Koçi shkruan se pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

“Komisioni Qendror i Statusit ‘Dëshmori i Atdheut’ me porosi të Kryeministrit ne gatishmëri për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë!”, deklaron zëvendës ministri Koçi.

Të Fundit