Hodhi bashkëjetuesen nga ballkoni, policia arreston 62-vjeçarin: Gruaja e raportoi ngjarjen aksidentale

Kamëz

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi  dyshohet se ka dhunuar dhe hedhur nga ballkoni bashkëjetuesin e tij.

Mësohet se pasi ka kryer aktin, i moshuari e ka raportuar ngjarjes si aksidentale.

Policia nisi të dyshoi pas kallëzimit të një shtetasje dhe më pas vijoi veprimet hetikmore të thelluara.

Shtetasi Dilaver Idrizi, është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, e raportuar si aksidentale.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që dyshohet se ka dhunuar dhe ka hedhur nga ballkoni i banesës, bashkëjetuesen e tij, dhe më pas të dy e kanë raportuar si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e një shtetasje, për rënien e saj nga ballkoni i banesës, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës dhe veprimeve profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2022, për të cilën fillimisht, shtetasja V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– D. I., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit