Hidrauliku su beson syve, gjen mesazhin 135-vjeçar nën dërrasat e dyshemesë

Një hidraulik nuk u besonte syve kur hapi një vrimë në dërrasat e dyshemesë në një shtëpi në Edinburg dhe gjeti një shishe që përmbante një mesazh 135-vjeçar.

Peter Allan, 50 vjeç, zbuloi kapsulën e kohës viktoriane kur hapi dyshemenë pikërisht në vendin ku kishte mbetur shishja e uiskit.

Ai zbriti me nxitim poshtë për t’i treguar pronarit të shtëpisë në zonën e Morningside.

– Advertisement –
Eilidh Stimpson duhej të thyente shishen për të lexuar shënimin, dhe tha se dy fëmijët e saj ishin të emocionuar nga zbulimi.

“Dhoma është 10 këmbë me 15 këmbë dhe unë kam prerë saktësisht rreth shishes pa e ditur se ishte aty. Nuk mund ta besoj”, tha Allan për BBC.

“Po lëvizja një radiator dhe hapa një vrimë të rastësishme për të gjetur tubacionet dhe ja ku ishte, nuk e di se çfarë ndodhi.

“Unë ia çova gruas poshtë dhe i thashë “Shiko çfarë kam gjetur nën dyshemenë tënde”.

Shënimi ishte nënshkruar dhe datuar nga dy punëtorë meshkuj dhe shkruhej: “James Ritchie dhe John Grieve vendosën këtë dysheme, por ata nuk e pinë uiskinm, 6 tetor 1887. Kushdo që e gjen ndonjëherë këtë shishe mund të mendojë se pluhuri ynë po fryn përgjatë rrugës”.

Të Fundit