Heqja e kufizimeve nga BE, Rama: Ja dolëm edhe kësaj sfide, nuk ndalemi në ngjitjen drejt majës!

Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e koronavirusit për udhëtarët nga disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Rama shkruan në “Facebook” se Shqipëria ja doli edhe kësaj sfide, ndërsa thekson se nuk do të ndalet deri në ngjitjen në majë të vendit.

“LAJMI QE PRISNI! Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë

Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, shkruan Rama.

Të Fundit