Hedh vezë mbi kryeministri, 4 vjet nën hetim. Qytetari akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Pavlin Tetaj po gjykohet në gjykatën e Tiranës, për akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Arsyeja: Ka goditur me vezë godinën e Kryeministrisë.

Ngjarja është regjistruar në 1 maj 2017, ditën e punëtorëve. Agresori është arrestuar në flagrancë dhe ka shpjeguar arsyet përse hodhi vezë mbi godinën e qeverisë.

“Kam rreth dy javë që kam ardhur nga Italia, pasi jetoj familjarisht atje. Në Shqipëri nuk kam shtëpi, dhe kam qëndruar te halla ime. Rreth orës 08 të mëngjesit së 1 majit dhe shkova tek pazari i ri dhe bleva 4 kokrra vezë. Me to do godisja kryeministrinë, pasi jam i papunë”.

Për ngjarjen janë pyetur edhe oficerët e policisë të ngarkuar me detyrë për ruajtjen e institucionit.

Njëri prej tyre ka deklaruar se me datë 1 maj 2017 ishte në detyrë para kryeministrinë, kur rreth orës 13.10 një person mashkull kaloi përpara tyre, nga krahu verior i godinës së rëndësisë se veçantë

Sapo kaloi pesë metra – sipas dëshmitarit – personi kthehet dhe nga xhepi nxjerr dicka, të cilën nuk e dalluam çfarë ishte dhe në drejtim të kryeministrisë. E kuptuam se ishte vezë dhe ra tek dritarja e katit të dytë të kryeministrisë. Ai nxori nga xhepi dhe një vezë tjetër dhe kur do të nxirrte të tretën e neutralizuam. Kur e pyetëm se cfarë kishte ai na u përgjigj: Jam i pakënaqur nga qeveria.

“E shoqëruam deri tek lulishtja mes Piramidës dhe Kryeministrisë dhe ja dorëzuam patrullës së policisë”, shpjegon oficeri i policisë.

Për hetimin e këtij rasti janë angazhuar të paktën 3 prokurorë, në duart e të cilëve ka kaluar cështja. I pandehuri ndodhet jashtë vendit, e për këtë shkak po gjykohet në mungesë. Seancën e radhës, prokurora pritet të shpallë pretencën për të.

Të Fundit