Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë

Këtë të martë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë prezantuar hartën e re gjyqësore.

Gjatë fjalës së tij, ministri Manja u shpreh se synimi i kësaj harte të afrojë individin me gjykatën.

Sipas tij, edhe në nivelin e  Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes.

“Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar. KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës,  do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot”, tha Manja.

Të Fundit