Hapja e Rrugës së Arbrit, Belinda Balluku: Punimet përfundojnë në prill

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë bërë hapjen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit, mbi të cilën vijojnë ende punimet.

Rruga e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës, e cila më parë bëhej për 4 orë dhe sot mund të bëhet për 1 orë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka treguar se rruga është 54 kilometra e gjatë, por sot janë dorëzuar vetëm 48 kilometra, pasi në disa segmente po punohet ende dhe kjo hapje do të jetë provizore.

Sipas saj në Tunelin e Murrizit janë hasur disa problematika për shkak të përbërjes së tokës dhe aty kalimi është devijuar me një By Pass. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se kontrata ka afat fundin e prillit 2022 dhe se do të bëhet e pamundura që punimet të mbyllet brenda afatit të caktuar.

Po ashtu u bëri thirrje të gjithë shoferëve që të jenë të kujdesshëm, pasi punimet ende nuk kanë përfunduar.

Janë 54 km nga të cilat 48 i dorëzojmë sot për përdorim. Siç e keni parë pjesa në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur nëpërmjet Bypass dhe është provizor, kantieri hapet por në formë provizore, pasi fillojnë punimet. Problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizit i cili është 3.8 km. Në prill të 2022 do të përfundojë krejtësisht. Të gjitha segmentet e tjera, ne jemi të sigurte se deri në prill çdo gjë do jetë në vendin e duhur. Duhet të ketë një vëmendje nga policia rrugore. Ne kemi kërkuar që të monitorohet nga policia gjatë gjithë kohës”,- tha Balluku.

Të Fundit